Kombëtarja Shqiptare e Futbollit U-19, e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e Kosovës.
Dy përballjet do të zhvillohen në datat 24 dhe 26 maj 2018. Trajneri Bogdani ka përzgjedhur një sërë elementesh nga futbolli vendës, ku bie në sy prania e 5 futbollistëve të Tiranës dhe e gjashtë futbollistëve nga skuadrat e tjera shqiptare. Ka gjithashtu dy lojtarë nga kampionati i Kosovës, si dhe të tjerë elementë nga kampionate të huaja.
Trajneri Bogdani është duke testuar futbollistët e datëlindjes 2000, për të ndërtuar grupin e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjet kualifikuese.
/Panoramasport