You are here
Home > Kombëtarja > Praktika e veçantë që ndiqet me Brojën te Chelsea, i tundi rrjetën edhe Arsenalit

Praktika e veçantë që ndiqet me Brojën te Chelsea, i tundi rrjetën edhe Arsenalit

Kohë më parë në artikujt e bërë nga “Sport Ekspres”, kemi shkruar se te Chelsea ka një teori: “Armando Broja, hajde se kemi ndeshje”. Është e vështirë që të përcaktosh saktësisht se me kë grupmoshë luan ky sulmues tek të rinjtë e Chelseat.

Për ta nisur që nga grupmosha U-18, U-19, U-21 dhe U-23. Sa herë që londinezët kanë një ndeshje të rëndësishme, e thërrasin Brojën në ekipin e tyre. Nuk ka shumë vështirësi për ambientimin, shokët e skuadrës dhe kuptimin e lojës, apo moshën pak më të madhe të kundërshtarëve. Sulmuesi i Shqipërisë e bën gjithmonë detyrën e tij për të dërguar topin në rrjetë.

Këtë e ka bërë edhe në ndeshjen e sotme, teksa Chelsea U-18 po fiton me rezultatin 2-0 ndaj Arsenalit U-18 në takimin për Kupën e Anglisë. Në minutën e 16 të takimit, pas pasimit nga Bate, Broja nuk ka gabuar duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke mposhtur portierin kundërshtar.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top