You are here
Home > Kombëtarja > Historia domethënëse e mbrojtësit të Shqipërisë, PSG duhet të thyejë Beratin

Historia domethënëse e mbrojtësit të Shqipërisë, PSG duhet të thyejë Beratin

Ndeshja në mbrëmjen e sotme do të jetë kulmi i karrierës së Berat Gjimshitit, me përballjen më të rëndësishme që ka zhvilluar që nga hapat e parë në futbollin profesonist. Mbrojtësi kuqezi do të luajë nga minuta e parë kundër PSG-së në çerekfinalen e “Champions League”. E kush do ta kishte menduar? Në fakt, askush! Pikërisht për shkakun e mungesës së besimit Atalanta do ta huazonte dy herë këtë lojtar, në ekipe të dorës së dytë si Avelino dhe Benevento. Asnjëherë duke ngritur zërin dhe gjithmonë duke heshtur dhe punuar, kështu Gjimshiti vazhdoi kampionatin duke pritur momentin e artë. Ashtu si edhe te Kombëtarja, teksa në 4 futbollistët e larguar nga De Biazi në momentin e fundit që nuk u morën në Europian, vetëm Gjimshiti nuk e ndërrojë zgjedhjen.

Durimi u shpërblye dhe kulmimi ndaj PSG-së do të shërbejë edhe si një histori motivuese për talentet e tjerë shqiptarë, që pavarësisht të gjithave, puna do ta korr suksesin. E teksa Atalanta ishte bërë gati për të hequr dorë përfundimisht nga kartoni i Gjimshitit, pas mungesave në mbrojtje, Gasperini nisi të përdor për pak ndeshje mbrojtësin shqiptar.

Atje pa një kampion të heshtur që ishte gati t’i përgjigjej për nivelet më të larta. Kështu nisi të fitohej besimi, ndërsa në takimet e sezonit të shkuar Gjimshiti përdorej vetëm kundër skuadrave më të mira të Serisë A, duke qenë një mur i pathyeshëm. Ndërsa kur luhej në takime më të lehta në letër, në disa raste i ndiqte edhe nga stoli. Ndërkohë në këtë sezon Gjimshiti është titullar i padiskutueshëm dhe PSG për të kërkuar gjysmëfinalen e Champions League, duhet të kalojë Beratin. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top