You are here
Home > Kombëtarja > Turi i dytë ndez Ballkanin në Champions League, Tirana mund të presë kampionin e Serbisë

Turi i dytë ndez Ballkanin në Champions League, Tirana mund të presë kampionin e Serbisë

Tirana e njohu në ditën e djeshme kundërshtarin me të cilin do të përballet në turin e parë të “Champions League”. Pikërisht kampionët e Gjeorgjisë, Dinamo Tbilisin. Një kundërshtar që bardheblutë mendohet i lehtë, sigurisht duke parë edhe kundërshtarët e tjerë të mundshëm që mund të binin përballë kryeqytetasve.

Ndërkohë vetëm pak minuta më parë janë hedhur edhe goglat e turit të dytë për “Champions League”. Nëse Tirana do të kalojë Dinamo Tbilisin, atëherë do të përballet me fituesin e çiftit Crevena Zvezda-Europa. E thënë ndryshe do të gjente menjëherë kampionin e Serbisë, pasi këta të fundit luajnë me modestët e Gjibraltarit. Kjo ndeshje do të luhet në shtëpinë e çiftit Dinamo Tbilisi-Tirana, për të pasur një përparësi. /Sport Ekspres/

Fituesi i ndeshjes 17- Fituesi i ndeshjes 15

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top