You are here
Home > Kombëtarja > Zyrtare/ Levante merr përfundimisht vendimin për Sadikun, largohet duke e shpëtuar nga dënimi

Zyrtare/ Levante merr përfundimisht vendimin për Sadikun, largohet duke e shpëtuar nga dënimi

Ashtu siç kemi raportuar edhe në ditën e djeshme, Levante ka marrë zyrtarisht vendimin sa i përket Armando Sadikut. Ekipi spanjoll shkoi në 33 lojtarë në skuadrën e parë së bashku me afrimet, ndërsa kishte shkelur edhe “Fair-Play Financiar” me rrogat për futbollistët.

Për këtë arsye duhej të niste menjëherë me largime brenda 24 orësh dhe situatën mund ta qetësonte Sadiku, që paguhej me një shifër të lartë. Sulmuesi shqiptar nuk ishte në planet e ekipit për sezonin e ardhshëm, ndërsa merkato e verës po funksionon në mënyrë të ngadalshme, kur koha nuk priste për Levanten.

Pavarësisht faktit se spanjollët kërkonin të përfitonin 2 milionë euro me Sadikun, kanë zgjedhur që t’i shkëpusin kontratën që përfundonte në 2021. Nga ana tjetër kjo e bën edhe më të lehtë mundësinë që Sadiku t’i bashkohet një ekipi të ri, që tashmë duhet të gjejë dakortësinë vetëm me sulmuesin. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top