You are here
Home > Kombëtarja > E FUNDIT/ Armando Broja do të shkojë në Holandë, mësohet edhe ekipi i ri i sulmuesit

E FUNDIT/ Armando Broja do të shkojë në Holandë, mësohet edhe ekipi i ri i sulmuesit

“Sport Ekspres” ka publikuar disa javë më parë edhe zhvillimet e fundit sa i përket Armando Brojës, sulmuesit të talentuar mbi të cilin ka një pritshmëri të madhe nga ana e tifozëve shqiptarë. Një ofertë e mbërritur për huazim nga elita e Holandës është konfirmuar gjithashtu edhe nga ana e medias prestigjoze “Goal”.

Por ka një ndryshim të situatës pas mbylljes edhe të ndeshjeve në “Champions League” me kohën e raportimit tonë, atje ku Armando Broja vetëm sa u grumbullua në ekipin e parë në atë humbje kundër Bajernit. Më herët kemi thënë se sulmuesi shqiptar kërkonte të luftonte për ekipin e parë të Chelseat, duke e kërkuar me këmbëngulje këtë provë deri në dhjetor të këtij viti, pra që të largohej vetëm në merkaton e janarit.

Megjithatë duket se takimi i fundit i Brojës me drejtuesit londinez e kanë bërë që të ndryshojë vendim, ndërsa oferta e huazimit të Viteshe qendronte në pritje prej një kohe të gjatë, teksa nuk po merrte vetëm konfirmimin e Brojës. Tashmë “Goal” e bën fakt të kryer se është vendosur përfundimisht se Armando të huazohet tek Vitese në Holandë për një sezon. Një ekip ky që shërben si “autoshkollë” për të rinjtë e Chelsea-t që të gjejnë veten përpara se të rikthehen në Londër. Këtë hap e kanë ndjekur më parë edhe Mason Mount me Nemanja Matic, ndërsa tani pritet vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top