You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Roshi “merr flakë” me 2 gola në 8 minuta, vjen edhe me gjysmë-roveshatë

VIDEO/ Roshi “merr flakë” me 2 gola në 8 minuta, vjen edhe me gjysmë-roveshatë

Odise Roshi ka realizuar një gol të bukur në Rusi, atje ku Akhmat Grozni është duke fituar në shifrat 3-1 kundër R.Volvograd. Sulmuesi shqiptar arriti të tund rrjetën me një veprim të bukur në zonën kundërshtare në minutën e 53, duke bërë një kthesë me gjysmë roveshatë pranë portës kundërshtare.

Vetëm tetë minuta më vonë, sulmuesi shqiptar provon edhe njëherë të djathtën e tij, duke qenë goditje e pakapshme për portierin kundërshtar. Kështu topi do të ndalej në rrjetë dhe Akhmat Grozni është më i qetë për të mbajtur fitoren në këtë përballje të 3 në kampionatin rus, ndërsa sulmuesi shqiptar është aktualisht lojtari më i mirë i takimit. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top