You are here
Home > Kombëtarja > “Ne shqiptarët qëllojmë veten me shuplakë për asgjë”, trajneri Batatina: Po të ndodhte te ne fitorja 8-2?

“Ne shqiptarët qëllojmë veten me shuplakë për asgjë”, trajneri Batatina: Po të ndodhte te ne fitorja 8-2?

Çfarë do të ndodhte në Shqipëri dhe Kosovë nëse do të ndodhte një fitore 2-8 si ajo e djeshma mes Barcelonës dhe Bajernit? Ashtu siç ka pohuar edhe Ardian Takaj, në të njëjtën linjë mendimi është edhe trajneri i Llapit, Batatina.

Me siguri do të ishin mediat, gazetarët, tifozët dhe prokuroria që do të nisnin hetimet për një ndeshje të fiksuar. Ndoshta edhe për shkakun se shqiptarët nisur nga historia dhe padrejtësitë e mëdha që i janë bërë këtij populli, gjithmonë dyshojnë për atë që u paraqitet. Batatina shprehet saktësisht se shqiptarët ndonjëherë qëllojnë veten me shuplakë pa pasur asgjë, ndërsa duhet të mësohemi edhe me rezultatet e çuditshme që jep futbolli.

“Po të ndodhte në futbollin e Kosovës ose Shqipërisë rezultati i ndeshjes Barcelona-Bayern Munich 2:8 çfarë do ndodhte? Do ngriheshin në këmbë të gjithë, analistë, gazetarë, tifozë etj, si dhe prokuroria do fillonte menjëherë sonte hetimet.

Me një fjalë ne Kombi Shqiptar jemi kështu kah të sillemi e qëllojmë vetën shuplakë pa pasur asgjë.Ky është futbolli, duhet të mësohemi edhe me rezultate të tilla sepse në futboll ndodhin befasitë dhe për atë shkak është sporti më i popullarizuar në botë”, shkruan Batatina. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top