You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Muçi një talent i së ardhmes, i mbyll gojën kritikave dhe bëhet shpëtimtari i Tiranës

Muçi një talent i së ardhmes, i mbyll gojën kritikave dhe bëhet shpëtimtari i Tiranës

Tirana arriti të fitonte me rezultatin 1-2 në transfertën e vështirë të Laçit. Trajneri provizor Egbo vazhdon me rezultatet fantastike te bardheblutë, teksa në 3 takime ka grumbulluar 9 pikë. Ndeshja nisi me vështirësi në Laç për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe gjendjes së rënduar të fushës.

Por me kalimin e minutave gjithçka u normalizua dhe Ignatoviç do të hapte serinë e golave në mesin e pjesës së parë. Nuk kaluan tre minuta dhe talenti Ernest Muçi, që ishte titullar edhe në këtë takim, ka barazuar shifrat.

Pikërisht ky futbollist do të ishte heroi i Tiranës, pasi në minutën e 77 gjeti edhe golin e përmbysjes. Shumë kritika kishte më herët te kjo skuadër për mos aktivizimin e këtij talenti, ndërsa me ardhjen e Egbos, po i jepet më shumë hapësirë dhe besimi është shpërblyer.

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]mail.com

Leave a Reply

Top