
Shqipëria U-19 ka arritur të fitojë takimin në turneun që po zhvillohet në Zagreb me rezultatin 2-1. Olimpik Ljubjana do të kalonte e para në avantazh, por kuqezinjtë do të përmbysnin rezultatin.
Ernest Muçi, talenti i Tiranës, vazhdon të shënojë me fanellën e Kombëtares. Pikërisht i njëjti autor i golit që tundi rrjetën edhe ndaj Realit të Madridit U-19. Ndërsa realizimi i dytë do të vinte nga Brijan Ibrahimi. Talenti i Breshias është gjithashtu premtues për të ardhmen, ndërsa stërvitjen në kohët e fundit e ka bërë me ekipin e parë të Serisë A.
Më parë Shqipëria U-19 kishte humbur me të njëjtat shifrat 2-1, në takimet kundër Realit të Madridit dhe Dinamos së Zagrebit. /Shqiperia.ch/