You are here
Home > Kombëtarja U-19 > VIDEO/ Tjetër talent i mrekullueshëm nga Anglia, Armando Dobra është për notën “10”

VIDEO/ Tjetër talent i mrekullueshëm nga Anglia, Armando Dobra është për notën “10”

Në kohët e fundit talentet që po vijnë nga Anglia janë gjithmonë e më të shumtë në numër. Tifozët shqiptarë kanë dëgjuar më së shumti për Armando Brojën, por numri është edhe më i lartë.

Një prej këtyre futbollistëve është mesfushori me tipare sulmuese, Armando Dobra. Lojtari që aktivizohet me të rinjtë e Ipswich, ekipit që luan në “League One”, u ftua nga skuadra në takimin e Kupës ndaj Lutonit.

Atje do të humbisnin me rezultatin 3-1, por Armando Dobra ishte për notën 10. U cilësua si më i miri i ekipit të tij, ndërsa realizoi edhe golin e vetëm. I jashtëzakonshëm në duelet ndaj rivalëve, ndërsa kishte edhe aftësinë e kualitetin e duhur për t’i lënë pas vetes me një lëvizje. Fatmirësisht Dobra është pjesë e të rinjëve të Shqipërisë, ndërsa është vetëm 18-vjeç dhe ka prespektivën e së ardhmes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top