
Shqipëria U-19 do të jetë pjesëmarrëse e “International Memorial Tournament”, atje ku do të ketë përballë disa skuadra me nivel të lartë. Kompeticioni do të jetë i ndarë në dy grupe dhe gjithsesi do të jenë 8 ekipe.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Nevil Dede do të luajnë ndaj Realit të Madridit, Dinamos së Zagrebit dhe Olimpik Ljubjanës. Ndërkohë në grupin tjetër gjendet Kroacia U-19, Fejnordi, Grashopërsi dhe Cerezo Osaka.
Ndeshja e parë do të jetë pikërisht ajo ndaj spanjollëve të Realit të Madridit në 8 gusht, për të kaluar më pas ndaj Dinamos së Zagrebit në 9 gusht dhe një ditë më vonë ndaj Olimpik Ljubjanës. Ekipi kombëtar do të nis grumbullimin në datën 4 gusht, për të mbërritur më pas në Kroaci. /Shqiperia.ch/