Verona U19 ku aktivizohet talenti shqiptar Marash Kumbulla ka mposhtur Genoan U19 me rezultatin 3:2 në kampionatin ‘Primavera’ të Italisë.
Në javën e parafundit të kampionatit ekipit të Veronës i duhej fitorja që ti largohej zonës së rezikut, mirpo pas 45′ të para ndaj Genoas ishin në disavantazh prej 0:2. Por me një përmbysje të madhe në pjesën e dytë me golat e Felippe, Tupta, dhe mbrojtësit të shpresave shqiptare U17 dhe U19 ekipi vendas fitoi takimi 3:2 duke marrë 3 pikë që e largojnë nga zona që të dërgon një kategori më poshtë.
Në javën e fundit skuadra e Kumbullës do të udhëtojë për në Milano ku do të përballet me Milanin.
/Shqiperia.ch