You are here
Home > Featured > Ndizet derbi, Inter dhe Milan piketojnë portierin e talentuar shqiptar

Ndizet derbi, Inter dhe Milan piketojnë portierin e talentuar shqiptar

Shënojeni diku emrin Marko Molla, pasi me siguri, në të ardhmen do të dëgjoni të flitet shumë për të. Ndonëse 16-vjeçar, djaloshi shqiptar ka tërhequr që tani vëmendjen e disa prej klubeve më të njohura në Itali, pasi ka spikatur me paraqitjet me ekipin e fëmijëve të Pratos, ku aktivizohet si portier.

Shumë skuadra të njohura italiane po interesohen për futbollistin, më së fundmi Milani, i cili e ka ftuar të zhvillojë katër ditë testime në qendrën stërvitore të MilanLab. Kjo nuk është hera e parë në të cilën portieri shqiptar i datëlindjes 2002 qenë pjesë e grumbullimeve të klubeve të njohura.

Në muajt e kaluar ai është ftuar më radhë nga Interi, Empoli dhe së fundmi Atalanta, për të zhvilluar testime me ta, pasi vlerësohet si një prej talenteve më të mëdhenj në Itali për këtë rol. Klubi i Milanit synon që ta afrojë në ekipin e të rinjve që tani, ndonëse me moshë më të vogël, duke shfrytëzuar faktin se marrëveshja e tij me Praton mbyllet në qershor.

Molla ka marrë pjesë disa herë në grumbullimet testuese të përfaqësueseve shqiptare të moshave, ndërsa mund të jetë protagonist i saj që në eliminatoret që U17 do të zhvillojë në fund të këtij viti. /E.K./vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top