You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Droni në fushë ndërpret ndeshjen, ndodh gjithçka në Dudelange-Qarabag

VIDEO/ Droni në fushë ndërpret ndeshjen, ndodh gjithçka në Dudelange-Qarabag

Një ngjarje e ngjashme me atë që ndodhi në Beograd, në përballjen mes Serbisë dhe Shqipërisë ka ndodhur edhe në “Europa League”. Gjatë ditës së sotme po zhvillohej takimi mes Dudelanges dhe Qarabag.

Por një surprizë e pakëndshme ndërpreu lojën, kur rezultati ishte në shifrat 0-2. Një dron me simbolet e Armenisë ishte surpriza e hidhur për lojtarët miq. Këta të fundit njihen për konfliktet e tyre me Armeninë. Madje situata arriti deri aty aqsa në finalen e shkuar të këtij kompeticioni, Mhitarian nuk mori dot pjesë në finalen që u zhvilluar në Baku, vetëm sepse ishte armen.

Lojtarët nga Azerbajxhani kanë braktisur menjëherë fushën e lojës, ndërsa në një rast u tentua që droni të rrëzohej duke e goditur me top.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top