You are here
Home > Futboll Bota > E rrallë/ Derbi i Shqipërisë, arbitri i kërkoi trajnerit të hiqte këmishën e bardhë

E rrallë/ Derbi i Shqipërisë, arbitri i kërkoi trajnerit të hiqte këmishën e bardhë

Po luhet derbi i parë për këtë vit midis Tiranës dhe Partizanit, i cili kthehet në qendër të vëmendjes për shumë episode të ndodhura. Një prej tyre ishte dhe një precedent që ndodhte për herë të parë në Shqipëri, por I dëgjuar më herët në kampionatet elitare në Europë.

Arbitri detyron Memen për të hequr këmishën e bardhë dhe ta ndërrojë atë me një bluzë në ngjyrë kafe. Një rast i tillë ka ndodhur  më parë edhe ne Serie A. Arsyeja e këtij vendimi ishte fakti se këmisha e trajnerit Mema kishte të njëjtën ngjyrë me fanellën e ekipit të Tiranës . Kjo gjë mund të sillte ngatërrim nga lojtarët kundërshtar, duke e cilësuar si pjesë e ekipit.
Si duket Memës nuk i ka pëlqyer ky vendim duke e shoqëruar edhe me një batutë: ”Shpresoj të mos më ngatërrojnë me lojtarët e Partizanit tani”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top