You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Jo vetëm Rada, një tjetër mbrojtës i Interit grumbullohet nga Shqipëria

Jo vetëm Rada, një tjetër mbrojtës i Interit grumbullohet nga Shqipëria

Pas Armand Radës i cili luan për Interin dhe që u grumbullua nga Alban Bushi për Shpresat, tashmë është radha e një tjetër futbollisti që do të bashkohet me kuqezinjtë dhe që ka dalë nga akademia e Interit.

Bëhet fjalë për Elio Zallin, të datëlindjes 2003, i cili është grumbulluar sërish nga trajneri i Shqipërisë U16, Xhemal Mustendangiç për fazën përgatitore që kjo grupmoshë do të zhvillojë në periudhën 5-9 qershor në Shqipëri. 15-vjeçari Zalli luan si mbrojtës dhe është ndër lojtarët më të dalluar në Itali për moshën e tij.

Ky është grumbullimi i dytë i Zallit me të rinjtë e Shqipërisë, ndërkohë që me fanellën e Interit, ai ka mbajtur disa herë edhe shiritin e kapitenit. Lajmi për grumbullimin e tij, u bë i ditur nga vetë sajti zyrtar i Interit. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top