You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Një magji e dalë nga këmbët e Kallaku, çfarë kapiteni që kemi te Shqipëria U-21

VIDEO/ Një magji e dalë nga këmbët e Kallaku, çfarë kapiteni që kemi te Shqipëria U-21

Sherif Kallaku është një nga ata lojtarët për t’u krenuar dhe nga prodhimet më të mira të futbollit shqiptar. Nëse ky lojtar shënon, atëherë diçka e mrekullueshme do të dalë nga këmbët e tij, jo një realizim i zakonshëm.

Kjo ka ndodhur edhe në ndeshjen e sotme, atje ku Teuta fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit. E merr topin brenda zonës dhe mes shumë kundërshtarëve afër tij, me dy lëvizje që për të janë normale dhe për ne tërësisht të admirueshme, duke e dërguar në rrjetë.

Sa e thjeshtë duket, por sa e vështirë është për t’u realizuar. E pra, aftësitë e Kallakut e bëjnë të mundur një gjë të tillë, duke treguar më së miri kalibrin që i përket. Ky është kapiteni i Shqipërisë U-21 që i dha frymëmarrje edhe mesfushës në ndeshjen ndaj Kosovës U-21, duke mos u mjaftuar me pasimet e thjeshta, por duke ofruar edhe spektakël për spektatorët. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top