You are here
Home > Futboll Bota > Zvicër / Ajeti si Otmar Hitzfeld, Kololli shënon dygolësh

Zvicër / Ajeti si Otmar Hitzfeld, Kololli shënon dygolësh

Albian Ajeti është shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit zviceran dhe shpreson që kjo të mjaftojë që ai të bëhet pjesë e grupit përfundimtar të lojtarëve që do të luajnë në Rusi 2018. Vëllai i Arlind Ajetit, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën, shënoi sot golin e tij të 17 sezonal në barazimin 2-2 të Bazelit ndaj Lucenës duke konfirmuar vendin e parë në renditjen e sulmuesve dhe duke treguar se e meriton ftesën nga Zvicra..

Në edicionet e mëparshme, “Këpucën e Artë” në Zvicër e kishte siguruar edhe Shkëlzen Gashi, për dy edicione radhazi, ndërsa në të kaluarën atë e kanë fituar edhe emra të mëdhenj të futbollit botëror, mes të cilëve edhe Otmar Hitzfeld.

Sa u përket ndeshjeve të tjera, protagonist ishte edhe Benjamin Kololli, në suksesin 3-0 të Lozanës ndaj St. Galen. Futbollisti i Kosovës shënoi 2 gola në këtë sfidë, por këto nuk mjaftuan për ta ndihmuar klubin, i cili ka rënë zyrtarisht nga kategoria. Për lojtarin kosovar, ka pasur oferta të shumta gjatë kohëve të fundit nga klubet më të njohura zvicerane që janë gati të firmosin me të. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top