You are here
Home > Futboll Bota > Zurichu “kuqezi” fiton Kupën e Zvicrës

Zurichu “kuqezi” fiton Kupën e Zvicrës

Kupën e Zvicrës për këtë sezon e ka fituar Zurichu, që në ndeshjen finalen ka mundur Young Boysin me rezultat 2:1.

Për Zurichun kanë shënuar Frey (11’) Marchesano (74’) dhe për Young Boysin realizoi Sulejmani (80’).

Në skuadrën e Zurichut aktivizohen dy futbollistët shqiptarë, Mirlind Kryeziu dhe Toni Domgjoni.

Kryeziu e Domgjoni luajtën titullarë për Zurichun, kurse Domgjoni u zëvendësua në minutën e 46-të. Kryeziu në çastet e fundit u ndëshkua me karton të verdhë.

Këto dy skuadra do të ndeshen edhe në Superkupën e Zvicrës, pasi Young Boys është kampion, derisa Zurich si fitues i Kupës.

/albeu

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top