You are here
Home > Futboll Bota > Zenga, një “shqiptar” që drejton në Serinë A: Napoli nuk është i motivuar sa ne, u dënuam nga gjykimi

Zenga, një “shqiptar” që drejton në Serinë A: Napoli nuk është i motivuar sa ne, u dënuam nga gjykimi

Krotone është duke luftuar për qëndrimin në elitën e futbollit italian, ndërsa aktualisht qëndron në zonën e ftohtë të renditjes.

Megjithatë, teksa në Serinë A zhvillohen në ditën e nesërme ndeshjet e fundit të këtij sezoni, Krotone e Ajetit do të ketë një mision thuajse të pamundur, pasi duhet të fitojë ndaj Napolit të Sarit në transfertë. Një objektiv ky në dukje thuajse i pamundur për  skuadrën e Zengës, që ende nuk është dorëzuar në luftën e mbijetesës.

Në deklaratën për shtyp përpara këtij takimi delikat, Zenga vjen paksa me stilin e deklaratave të trajnerëve shqiptarë, duke u shprehur se kundërshtari do të jetë më pak i motivuar se ekipi i tij, duke parë kampionatin e mbyllur. Në fund, ka vend edhe për diskutime me gjykimin.

“Kanë ngelur ende edhe 90 minuta për t’u luajtur dhe ne do të luftojmë në to. Duhet të besojmë në forcën tonë dhe të tentojmë mrekullinë. Edhe ndaj një skuadre si të Napolit mund të fitosh në saj të motivimit të madh që ke në fushën e lojës dhe kjo na shkon në favor ne, që jemi më të motivuar sesa kundërshtari. Megjithatë ne kemi humbur dy pikë ndaj Kajlarit dhe kjo jo për fajin tonë. Ne do të mbetemi në histori si ekipi që është dënuar nga VAR-i”, ka thënë Zenga. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top