
Muhamed Salah ka reagur me një postim në “Twitter” për sa i përket gjëndjes së tij. Ai pësoi një dëmtim në finale pas një dylfutmi me Ramos dhe u tha se ka humbur edhe Kupën e Botës.
Megjitahtë Salah u jep fund këtyre zërave. “ Ishte një natë e vështirë për mua mbrëmë, por unë jam një luftëtar. Pavarësisht keqkuptimeve , jam i bindur se do të jem në Rusi për ti bërë të gjithë krenarë. Dashuria juaj dhe supori më ka dhënë mua forcën që më nevojitet”, shkruan Salah. Ai duket se do të jetë në Rusi me ekipin e tij Egjiptin, për ta udhëhequr atë.
/Panoramasport