You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO / Paska edhe të tjerë si Shqipëria! Në Serbi, Europa vendoset nga “penalltia” e vitit

VIDEO / Paska edhe të tjerë si Shqipëria! Në Serbi, Europa vendoset nga “penalltia” e vitit

Penalltitë absurde në ndeshje vendimtare dhe gjyqtarë që akuzohen për gjykim të njëanshëm duket se qenkan një problem i thellë ballkanas. Atë që shohim thuajse çdo javë në Superiore, dje e kanë përsëritur në kampionatin serb të futbollit, në një ndeshje që ishte përcaktuese për pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Spartak Subotica dhe Radniçki Nish luanin kundër njëra-tjetrës një duel vendimtar. Të dy skuadrat ishin në kuotën e 34 pikëve dhe sigurisht që një fitore do të përcaktonte shumë gjëra kur mbetet edhe një javë kampionat. Ndeshjen duhej ta drejtonte Milorad Maziç, por meqë ky i fundit është caktuar në finalen e Ligës e Kampioneve, u vendos që të lihej pushim deri atëherë për t’u përgatitur dhe ky takim të drejtohej nga Srdjan Obradoviç.

Ky i fundit nuk u kursye, me dy penallti për ekipin vendas që i dhanë fitoren 2-0 dhe praktikisht e çuan në Europa Ligë. E dyta është aq qesharake, sa edhe absurde, pasi jepet për një prekje topi me dorë të cilin nuk e pa askush përveç gjyqtarit kryesor.

Ndoshta FSHF duhet të marrë një shembull nga Serbia për disa gjëra, pasi Federata Serbe bëri të ditur se ka nisur procedimin ndaj tij, për ta përjashtuar përfundimisht nga bota e gjykimit. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top