
Milani ka barazuar me Atalantën me rezultatin 1-1 në takimin e sotëm, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i kampionatit.
Kesie ka shënuar golin e parë të takimit, teksa me një predhë nga distanca, ka mposhtur Berishën. Megjithatë mesfushori i kuqezinjve nuk ka festuar, pasi më parë ka luajtur për Atalantën. Kur pritej që Milani të merrte fitoren ndaj skuadrës së Gasperinit, në minutat shtesë Donaruma ka bërë një tjetër gabim fatal, duke dalë me vetëm 1 pikë nga kjo transfertë. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/