PAOK-u i Selanikut ka triumfuar në finalen e Kupës së Greqisë, duke mposhtur AEK-un me rezultatin 0-2. Një ndeshje që i pati të gjitha, gola, kartonat dhe penalltitë, por në fund festojnë bardhezinjtë.
Rivaliteti mes këtyre dy skuadrave është tepër i ashpër. Që para fillimit të ndeshjes, pati përplasje të tifozerive, ku i plagosën disa prej tyre. E ashpër ishte loja edhe në fushën e blertë.
Në minutën e 25-të sulmuesi i PAOK-ut, Prijoviç, humbet një 11 metërsh. Duhet të vinte minuta e 65-të, që Vierinja të shënonte golin e parë dhe të çonte peshë zemrat e tifozëve nga Selaniku.
Në fundin e ndeshjes Pelkas, shënoi golin e dytë që vulosi fitoren e bardhezinjve. Një hakmarrje e denjë, pas triumfit në kampionat të AEK-ut.
/Panoramasport