You are here
Home > Futboll Bota > Uest Bromuiç i fundit në renditje, por fiton më shumë se…Juventus

Uest Bromuiç i fundit në renditje, por fiton më shumë se…Juventus

Një boom” arkëtimesh është regjistruar nga Premier Liga për sezonin 2017-’18. Falë të drejtave televizive, në arkat e 20 klubeve janë derdhur 2.7 miliard euro, 2.4 milionë më shumë se kampionatin e kaluar. Në krye nuk është Mançester Siti (170 milionë), kampion me 100 pikë, por Mançester Junajtid me 171 milionë euro.

Kamerat ne Elbasan
I fundit në klasifikim qëndron Uest Bromuiç Albiol me 108 milionë, por që në të vërtetë qëndron “vetëm” 63 milionë më pak krahasuar me të parën në listë: një diferencë “minimale” e bërë e mundshme falë kritereve të aplikuara: 50 për qind e shumës totale ndahet në pjesë të barabarta për gjithë pjesëmarrësit, ndërsa 50 për qind e mbetur ndahet në bazë të paraqitjeve në lidhjet direkte të skuadrës (25%) dhe të pozicionit në klasifikim në fund të kampionatit (25%).

Ofertat e limituara në televizion (vetëm 45% e eventeve të transmetuar live) lejojnë kampionatit anglez të vlerësohet më së miri: Uest Bromuiç, në fakt, arkëton më shumë se Juventusi (107,3 milionë), i pari në Itali për fitimet nga të drejtat televizive. Në Serinë A, ndër të tjera, ka një hendek prej 83 milionësh mes të parës dhe të fundit të klasifikimit. Në trevjeçarin 2019- 2022, të drejtat televizive pritet të rriten në 4,6 miliardë.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top