You are here
Home > Futboll Bota > UEFA përcakton arbitrat e dy finaleve europiane, një emër surprizë për Real-Liverpul

UEFA përcakton arbitrat e dy finaleve europiane, një emër surprizë për Real-Liverpul

Nga sektori i gjykimit pranë UEFA-s janë përcaktuar sot dy gjyqtarët, të cilët do të mbajnë dy finalet europiane, ato të Champions League dhe Europa League.

Ka një emër të papritur për finalen e 26 majit në Kiev. Ndeshja Real Madrid-Liverpul do të gjykohet nga serbi Milorad Mazziç, i cili është zgjedhur për këtë finale. 45-vjeçari këtë vit ka gjykuar 4 ndeshje në Champions, të gjitha në fazën me grupe (mes tyre Roma-Atletiko Madrid dhe Juventus-Barcelona). Ne verë do të jetë në Rusi, në Botëror.

UEFA ka bërë të ditur edhe emrin e holandezit Bjorn Kuipers për finalen e Europa League mes Olimpikut të Marsejës dhe Atletikos së Madridit, që do të luhet më 16 maj në Lion. Për Kuipers do të jetë finalja e dytë e Europa League, pas asaj të 2013-shit me Çelsit dhe  Benfikës. Ai është arbitër ndërkombëtar që në vitin 2006. Në 2014-ën ka drejtuar finalen e Championsit Real Madrid-Atletiko Madrid. Në këtë sezon ka drejtuar tre ndeshje Championsi. / Vipsport.al

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top