You are here
Home > Futboll Bota > Tramexani drejt vendlindjes, gati për drejtimin e skuadrës italiane

Tramexani drejt vendlindjes, gati për drejtimin e skuadrës italiane

Pas një periudhe të suksesshme me kombëtaren shqiptare ku ishte si ndihmës i Xhani De Biazit, ish-trajneri i Sionit, Paolo Tramexani është drejt rikthimit në atdhe, ku pritet të drejtojë një skuadër në Itali.

Bëhet fjalë për ekipin e Breshias që militon në Serinë B italiane dhe sipas “Tutto Mercato Web”, Tramexani ka pasur një takim me drejtuesit e Breshias, por përgjigja nëse do të pranojë apo jo të drejtosh skuadrën, do të jepet pasi tekniku të ketë përfunduar pushimet verore.

Megjithëse ende nuk është marrë një përgjigje, mediat italiane e shohin si një opsion të mundshëm Tramexanin në krye të Breshias dhe në fakt do të ishte një hap i madh në karrierë për 47-vjeçarin. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top