
Trajneri i Argjentinës publikoi sot listën me 23 lojtarët që do të ketë gati për Botërorin “Rusi 2018”.
Sampaoli la jashtë kapitenin e Interit, Mauro Icardi, ndërsa pas shpalljes së listës, trajneri i Argjentinës tha: “Jemi thirrur për të emocionuar një popull të tërë. Do të jetë një turne me shumë surpriza. Jam i bindur se do të jemi mes kandidatëve për të triumfuar në Botëror.
Moduli me të cilin do të paraqitemi do të jetë 2-3-3-2.
Jemi të bindur se lojtarët e përzgjedhur janë të përshtatshëm për lojën e skuadrës sonë”, tha trajneri i Argjentinës, Sampaoli. / Vipsport.al