Pas lajmit të bërë publik disa minuta më parë, ku konfirmohej lënia jashtë Botërorit, të mesfushorit të Romës, Raxha Naingolan, 30-vjeçari nëpërmjet një postimi në Instagram, ka reaguar në lidhje më këtë ngjarje.
Mesfushori ka lajmëruar se do të heqë dorë përfundimisht nga kombëtarja e Belgjikës. Nuk kanë munguar as thumbat ndaj trajnerit.
“Me shumë dhimbje në zemër unë i dhashë fund karrierës ndërkombëtare… Gjithmonë kam bërë gjithçka për të qenë atje dhe përfaqësoj Belgjikën… për fat të keq vërtet që nuk jam i mirë për disa … Dhe nga sot unë do të jem një tifozë më shumë”, shkruan Naingolan në Instagram.
/Panoramasport