You are here
Home > Futboll Bota > Të pakënaqur nga federata, skuadra bullgare dëshiron të luajë në “tokën shqiptare”

Të pakënaqur nga federata, skuadra bullgare dëshiron të luajë në “tokën shqiptare”

Një debat i madh ka lindur brenda skuadrës bullgare të Pirin Blagoevgradit. Ekipi ra nga kategoria e më të mirave për shkak të një goli të dyshimtë, ndërsa u mundën 2-1 nga rivalët e Vitosha Bistritsas.

Për tifozët e ekipit, kjo nuk është gjë tjetër veçse një shtypje nga ana e federatës bullgare të futbollit. Për këtë arsye ata kanë kërkuar që t’i bashkohen kampionatit të Maqedonisë.

“Të dashur drejtues të futbollit maqedonas, ne tifozët e Pirin Blagoevgradit ju bëjmë thirrje të pranoni Pirinin në kampionatin maqedonas nga sezoni i ardhshëm”, ishte kërkesa e tifozëve të ekipit ndaj Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Madje ata janë gati ta nisin nga çdo kategori në vendin fqinj.

Kjo kërkesë ka trazuar edhe drejtuesit e klubit që po përpiqen të qetësojnë gjakrat. Fansat argumentojnë se në këtë sezon ka disa raste që gjyqtarët kanë gjykuar me pa të drejtë në dëm të skuadrës së tyre të zemrës./EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top