You are here
Home > Futboll Bota > “Të çmendur” pas Shaqirit, sulmuesi mbetet në Premier Ligë

“Të çmendur” pas Shaqirit, sulmuesi mbetet në Premier Ligë

Një ndër skuadrat që do të luajnë në Championship sezonin tjetër, është Stouk Siti i Xherdan Shaqirit, ndërkohë që kjo është hera e parë për Shaqirin që skuadra e tij bie një kategori më poshtë.

Vetë futbollisti, duket se do ta vazhdojë karrierën në Premier Ligën angleze, pasi disa skuadra kanë nisur të interesohen për 26-vjeçarin shqiptar.

Evertoni, Uest Hemi dhe Kristal Palas janë skuadrat që do të tentojnë të sigurojnë shërbimet e sulmuesit, ndërkohë që mediat britanike bëjnë të ditur se me shumë mundësi, Shaqiri do të firmosë me Evertonin, duke qenë se ka një klauzolë të lirë largimi, vetëm 13 milionë paund, shifër kjo e përballueshme lehtësisht nga çdo skuadër e Premier Ligës. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top