You are here
Home > Futboll Bota > Te Bayern gjejnë tradhtarin që dekonspiroi përmbysjen e madhe

Te Bayern gjejnë tradhtarin që dekonspiroi përmbysjen e madhe

Bayern Munchen u eliminua nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve të martën mbrëma, pasi ata barazuan 2-2 me Real Madridin dhe tifozët mendojnë se e dinë arsyen, përse bavarezët nuk u kualifikuan në finale. Pas James Rodriguez – i cili është në huazim nga “Los Blancos”, shënoi për të kapërcyer gabimin e Sven Ulreich në golin e dytë të Real Madridit, gjigandët e Bundesliga filluan të akumulonin presion. Bayern Munchen u mbyll shumë herë nga portieri Keylor Navas, që bëri një paraqitje të shkëlqyer. Por, ashtu si Bayern për të nuhatur një fitues, Marco Asensio rrëshqiti dhe qëndroi poshtë. Ndërkohë që ishte sfidë e drejtë nga Bayerni. Gjithsesi edhe pse shënoi, një veprim i bërë nga kolumbiani pak para fundit të ndeshjes duket se ka lënë një shije të hidhur për tifozët. Rodriguez, i cili kishte topin në zotërim bëri një verprim të çuditshëm duke e dorëzuar topin tek Real Madrid. Bashkëlojtarët e tij nuk dukeshin të kënaqur dhe as ata që e vëzhgonin.

Një shikues komentoi në “Twitter”: “Nëse unë do të isha një tifoz i Bayern, unë do të acarohesha me James Rodriguez, i cili kujdesej më shumë për të mos u fishkëllyer se për të fituar ndeshjen”.  James e nxorri topin jashtë në minutën e 82’ dhe mori 2’ minuta kohë, të gjitha momente nga Bayern. Një tjetër tifoz shkruan: “Bayern Munchen absolutisht e ka dhj*** kundër Real Madridit, të cilët u kualifikuan në një tjetër finale. Përveç Kimmich, ata ishin të tmerrshëm. Dhe nëse ndonjëri që luan për klubin tim bën atë që bëri James Rodriguez, unë do të doja që ata të dilnin”. Mbetet dilemë nëse kjo ishte rastësi apo jo, por Jupp Heynckes e zëvendësoi kolumbianin një minutë më vonë. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top