Drejtori sportiv i Lacios duket se është kthyer në një avokat mbrojtës dhe në një psikolog për Lacion, duke qenë se kohët e fundit, para çdo ndeshje del në deklarata shtypi, duke larguar presionin nga skuadra e tij.
Gjatë ditës së sotme, Tare ka folur në lidhje me situatën e mbrojtësit holandez, De Vraj për të cilin u tha se është depozituar kontrata e tij me Interin në Federatën Italiane, gjë kjo që solli shume reagime. Tare është shprehur se të gjitha këto fjalë kanë qenë për të shqetësuar Lacion para ndeshjeve kaq të rëndësishme, por për të gjitha këto u mor përgjigje mbrëmë, ku Interi humbi në shtëpi ndaj Sasuolos me rezultatin 1-2, duke u larguar shumë me Ligën e Kampionëve.
De Vraj? Nuk ka ndonjë histori. Dikush dëshironte të luante pisët me këtë çështje duke thënë se u depozitua kontrata e De Vrajit, por të gjitha këto u bënë për të shqetësuar Lacion dhe përgjigjen e morën mbrëmë. Ne nuk e vëmë në dyshim sjelljen e tij dhe lidhjen e tij me këtë fanellë, pasi ai e di shumë mirë se çfarë ka marrë nga kjo skuadër.
Championsi? Ne duhet ta meritojmë kualifikimin në fushë, ta sigurojmë njëherë matematikisht. Përgëzojmë Interin pasi pavarësisht vështirësive, ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm.
Nuk e di nëse ka qenë Interi, ai që dha një histori të tillë 10 ditë para përfundimit të kampionatit, kur ne kemi një luftë direkte. Kjo gjë mund të thuhej një muaj më parë ose në fund të kampionatit.
De Vraj është një djalë që ka dhënë kaq shumë dhe ka marrë kaq shumë për katër vjet dhe ai meriton të largohet me respektin dhe duartrokitjet e publikut”, u shpreh Tare për mediat italiane. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/