You are here
Home > Futboll Bota > Surpriza, Maradona transferohet në një ligë me bomberin shqiptar

Surpriza, Maradona transferohet në një ligë me bomberin shqiptar

Diego Maradona rikthehet në stol. Pasi i dha fund aventurës me Fujairah, ndoshta për shkak të kërkesave të larta ekonomike, ish-Pibe de Oro, aktualisht 57 vjeç, do të transferohet në Bjellorusi. Pak minuta më parë, u njoftua se argjentinasi ka pranuar propozimin e FC Dinamo Brest, që aktivizohet në Vysshaya Liga, kategoria e parë në Bjellorusi, që renditet në vendin e tetë pas tetë ndeshjesh.


Ky lajm u konfirmua nga agjenti i Diego Maradona-s, Stefano Ceci. Siç raportohet nga portali Sport-express.ru, në takim me drejtuesit e klubit të bardhë-blu, ka qenë i pranishëm gjithashtu edhe avokati i Maradonës, Matias Morla, ndërsa argjentinasi priste të reja nga Dubai.


Për ish lojtarin e Napolit, kjo do të jetë një eksperiencë e parë në Bjellorusi, pasi më parë ka refuzuar ofertat nga Turqia, Kuvajti dhe madje nga Arabia. Falë miqësisë së Maradonës me presidentin Putin, marrëveshja u arrit në një kohë të shkurtër. “Oferta bjelloruse është me të vërtetë e pamundur të refuzohej – siç raportohet nga stafi i Maradonës – dhe jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por edhe nga ajo sportive”. Maradona tashmë do të udhëtojë në tokën ruse për Kupën e Botës 2018 në rolin e gazetarit, pasi do të përfaqësojë kanalin televiziv shtetëror të Venezuelës, Telesur. Kujtojmë që në në Bjellorusi luan edhe Elis Bakaj, i transferuar në janar nga kampionët e Kukësit. Sulmuesi është lojtari i dytë që shqiptar që luan në Bjellorusi, pasi në të kaluarën ka luajtur edhe Julian Gjeloshi./EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top