Forma e mirë që Strakosha ka kaluar këtë sezon, bëri që të zinte një vend titullari në formacion, duke lënë në pankinë portierin Federiko Marketi, i cili ka qenë pjesë e padiskutueshme e formacionit, madje edhe zëvendësues i Bufonit në komëbtaren italiane.
Me kalimin në pankinë, Marketi ka vendosur që të largohet nga Lacio, për të gjetur një skuadër ku mund të ketë më shumë minuta, ndërkohë që portieri i tretë Ivan Vargiç nuk jep shumë siguri.
Lacio ka nisur të kërkojë një portier që mund të qëndrojë si zëvendësues i Strakoshës dhe drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare nuk do ta ketë të lehtë. Në krye të listës qëndron gardiani Albano Bizarri i Udinezes, i cili më parë ka luajtur ehe për Lacion. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/