You are here
Home > Futboll Bota > Si i mashtroi të gjithë bastexhiu famëkeq me kombëtaren false të Togos

Si i mashtroi të gjithë bastexhiu famëkeq me kombëtaren false të Togos

Njëmbëdhjetë uniforma futbolli, njëmbëdhjetë lojtarë të peshkuar në rrugë, një grup agjentësh dhe një ndeshje ndërkombëtare që do të shndërrohej në një minierë ari për kompanitë e basteve. Nuk ka vetëm lojtarë të korruptuar dhe kriminelë të pamëshirshëm në botën e mallkuar të futbollit, por edhe histori të denja për kinematografi. Kështu që kjo histori do ju bëjë të buzëqeshni, por rëndësia e saj shkon përtej folklorit, sepse e përforcon idenë se si ky sistem ka shkatërruar lojën e futbollit.

Protagonist është Wilson Perumal, një tip i shkathët. Aktualisht ndodhet në një burg të Finlandë-s, por përpara këtij incidenti, ai ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në botën e basteve. Në të vërtetë ai ishte numri dy i organizatës që drejtohej nga aziatiku Den, një njeri nga Singapori i cili kishte si krahun e tij operativë ciganë që drejtoheshin nga super i kërkuari Hristiyan Ilievski.

Perumal ishte në gjendje të trukonte ndeshje të të gjitha llojeve, nga futbolli në basketboll, në kriket; duke fituar aq sa donte, në çdo lloj monedhe, euro, yen, dollarë. Ai konsiderohej kampion në këtë mjedis. Por statusi i reputacionit të tij kaloi në nivelin e legjendës në shtator 2010, kur ai e bëri “goditjen e madhe”. Organizata kishte nevojë për shumë para dhe ai vendosi që të ndryshonte strategj: ai nuk do të blinte dy ose tre lojtarë, ose një ekip të tërë, siç ishte mësuar.

Por vendosi të “shpikte” një ndeshje. Nga zero. Nëpërmjet lidhjeve të tij në zyrat e futbollit, ai krijoi një ndeshje miqësore midis Togos dhe Bahreinit që do të zhvillohej në stadiumin Manama. Togo ishte një ekip i respektuar në Afrikë, ndërsa Bahrein ekip pa pretendime. Bastet ishin të gjitha në favor të Togos.

Ai vuri bast që Bahrein do të fitonte, biles me shumë gola diferencë. Dhe, sigurisht, ai fitoi: Bahreini shkatërroi ekipin kundërshtar me rezultatin 3-0. Dhe në Singapor filloi festa. E bukura është që kundërshtarët nuk ishin aspak ato që dukeshin. Në fushë, atë ditë, nuk u paraqit kombëtarja e Togo-s, por ishin lojtarë të panjohur të përzgjedhur nga Perumal. Ai i kishte zgjedhur ato një nga një, me trup paksa atletik dhe fytyra të zakonshme. Ai u kishte dhënë atyre disa dollarë dhe uniformën zyrtare të Togos: fanella e verdhë dhe pantallona të shkurtra të bardha, madje kishte pajisur me kostum edhe disa njerëz të moshuar, menaxherët e rremë.

Ndeshja ishte një mrekulli, me mbrojtësit e rremë Togolezë që lëviznin në çdo pjesë të fushës dhe me lojtarët e Bahrein që ngelën të habitur. “Asnjëherë nuk kemi parë një kombëtare kaq të dobët”, ishte komenti unanim në fund të ndeshjes. Të nesërmen ministri i sporteve i Togo-s lexoi për atë ndeshje dhe i habitur i shkroi një letër FIFA-s: ekipi kombëtar, i vërtetë, ishte i angazhuar në Botsvana në kualifikueset e Kupës së Afrikës. Fifa hapi një hetim, por ishte tepër vonë: Perumali kishte mbledhur tashmë frytin e kryeveprës së tij, dhe po festonte me miqtë e tij. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top