Boshnjakët shënuan nga një gol për secilën pjesë, me Dujakoviç që në minutën e 11-të, dhe më pas Kuzmanoviç, gjashtë minuta nga fundi i kohës së rregullt. Ekipi i Alban Bushit bëri shumë pak, vetëm me një shtyllë të Hebajt në pjesën e parë.
Shpresat do të luajnë gjithashtu edhe dy takime të tjera miqësore, në datë 5 dhe 8 qershor, në Elbasan, ndaj të njëjtit kundërshtar, Bjellorusisë.
Shqipëri U21 – Bosnje U21 0-2
GOL: Dujakoviç 11′, Kuzmanoviç 84′
KOMENTI LIVE
Mbyllet takimi. Shqipëri U21 – Bosnje U21 0-2
90′ 5 minuta shtesë.
84’ Sthuret mbrojtja e Shqipërisë, Kuzmanoviç realizon golin e dytë.
82’ Provon Ndreu nga hyrja e zonës, pasi ndalon topi, godet, por topi shkon jashtë.
46’ Rashiti në fushën e lojës, mbetet në dhomat e zhveshjeve Ethemi. Gjithashtu, del edhe Kolaj, futet Spahiu.
46’ Nis pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë. Shqipëri U21 – Bosnje U21 0-1
29’ Selmani ndal sërish Daniloviç, me një ndërhyrje fantastike.
20’ I pafat Rubin Hebaj, shkodrani merr një harkim të bukur, godet me kokë, por shtylla e ndal nga shënimi i golit.
12’ Përsëri Dujakoviç shfaqet rrezikshëm, në hyrje të zonës godet, por Selmani me këmbë shpëton golin e dytë.
11’ Rrëmbejnë topin boshnjakët, dhe me një dalje të shpejtë në krahun e djathtë, Dujakoviç zhbllokon shifrat, pas një pasimi të saktë, dhe vetëm me Selmanin, nuk gabon.
5’ Ceka godet nga një goditje e dënimit shumë larg portës, portieri boshnjak largon me vështirësi në goditje këndi.
1′ Nis takimi në Elbasan.
FORMACIONET
Shqipëria U21: Selmani, Mala, Ceka, Cake, Sahiti, Bare, Hebaj, Selahi, Ethemi, Kolaj, Shaba. Trajner: Alban Bushi.
Bosnje Hercegovina U21: Miminoviç, Daniloviç, Mihojeviç, Sabanoviç, Kadusiç, Mulahusejnov, Dujakoviç, Kuzmanoviç, Cavar, Peco, Osmankoviç. Trajner: Vinko Marinoviç.
Gjyqtar: Enea Jorgji