Salah është një nga kanditatët më serioz për të marrë “Topin e Artë” këtë sezon. Ai mesa duket këtë vit do të thyjë rivalitetin e një dekade, Mesi-Ronaldo. Salah njihet edhe si humanist i madh. Ai së fundmi ka dhuruar 450 mijë dollar për të ndërtuar një fabrikë për pastrimin e ujit në fshatin e tij të lindjes, Nagrig.
Kjo fabrikë do të përdoret për furnizimin e këtij fshati me ujë të përhershëm të pijshëm, por edhe të gjithë rajonit përreth. Salah tashmë është një njeri shumë i adhuruar në Egjipt dhe emri i tij është “i shenjtë” për ta.
/Panoramasport