Real Madrid është akuzuar se është favorizuar ndjeshëm nga arbitrat. Përveç rasteve të viteve të kaluara, edhe këtë sezon, gjysëmfinalja ndaj Bajern prodhoi shumë raste për moviole. Gjithashtu edhe takimi i fazës së kaluar “pushtoi” faqet e gazetave. Ne po iu sjellim ndërmend të gjitha rastet kur Reali ia ka hedh paq pa u ndëshkuar nga arbitrat në rrugëtimin e tij në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Borusia Dortmund-Real Madrid 1-3
Top me dorë nga madrilenët në zonë dhe nuk kemi penallit. Serxhio Ramos prek topin me dorë pas largimit të Navas por arbitri nuk akordon 11-metërsh.
Real Madrid-Totenham 1-1
Kasemirio rrëzon në zonë Lorenten por arbitri “mbyll sytë”
Real Madrid-PSG 3-1
Penallti shumë e dyshimtë në favor të Kros kur Real po humbiste 0-1.
Juventus-Real Madrid 0-3
Kasemirio prek topin me dorë në zonë. Italianët protestojnë por përsëri nuk kemi gjë. Duhet theksuar se distanca e kontaktit ishte e afërt
Real Madrid-Juventus 1-3
Benatia pengon Lukas Vaskes në zonë. Arbitri nuk dëshiroi ti çonte ekipet në shtesa dhe akordon 11-metërsh. E dyshimtë…
Bajern-Real Madrid 1-2
2 raste. Marcelo prek topin me dorë pas një krosimi. Penallti e pastër. Ramos godet këmbët e Levandovskit në vend që të largoi topin, tjetër penallti e padhënë.