
Ish-arbitri italian Graciano Çesari, analizoi rastet e moviolës në Bernabeu, në ndeshjen mes Realit dhe Bajernit, për mikrofonin e Mediaset Premuam.
“Rasti i parë ndodhi në minutën kur rezultati ishte 1-1. Levandovski është më i shpejtë se Serxhio Ramos, i cili e ndal me gju sulmuesin. Për mendimin tim është penallti. Edhe dora e Marselos është një penallti e pastër. Është një kapje e vullnetshme. Nuk mendoj se ka nevojë për më shumë koment. Rasti i tretë është përsëri një shtytje e Levandovskit nga Ramos, që bie mbi polakun. Nëse ajo nuk është penallti, nuk e di çfarë të them më. VAR mendoj se do bënte punë.
/Panoramasport