You are here
Home > Futboll Bota > Për Strakoshën, Taren dhe “Championsin”. Tifozët e Lacios “trembin” Interin përpara finales

Për Strakoshën, Taren dhe “Championsin”. Tifozët e Lacios “trembin” Interin përpara finales

Një finale e vërtet mund të quhet takimi i fundit për Lacion dhe Interin në Serinë A, me një ndryshim të vetëm, që barazimi nuk e dërgon ndeshjen në kohën shtesë, por i jep triumfin ekipit lacial.

Pjesa tjetër është thuajse identike, ku 90 minutat që do të zhvillohen në këtë takim, do të përjetohen si një finale e vërtetë. Trofeu për fituesin është pjesëmarrja në “Champions League”, që Interit i mungon prej disa vitesh dhe e kërkon me ngulm, por nga ana tjetër Lacio nuk ka ndërmend ta lëshojë në momentet e fundit.

Një tjetër avantazh i Lacios në këtë takim, nuk është vetëm fakti se luan për dy nga tre rezultatet e mundshme, por edhe se e luan finalen e sezonit në shtëpi. Tifozët e Lacios i kanë blerë biletat me ritëm të frikshëm, teksa deri në këto momente sipas asaj që raportojnë mediat italiane janë shitur rreth 60.000 bileta, ndërsa kanë ngelur edhe vetëm pak vende bosh.

Një sezon ky fantastik për shqiptarët e Lacios, teksa Strakosha ka marrë vlerësime maksimale thuajse çdo javë, duke u konsideruar një nga portierët më të mirë të Serisë A. Nga ana tjetër vlerësimet nuk kanë munguar as për Igli Taren, që është shpallur edhe si drejtori sportiv më i mirë në elitën e futbollit italian. Lacio kërkon pjesëmarrjen e merituar në “Champions League” për sezonin e dhuruar dhe për këtë do të kenë edhe mbështetjen e lojtarit të 12-të në fushën e lojës, në një sezon ku protagonistët absolut kanë qenë edhe shqiptarët në projektin e këtij sezoni. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top