You are here
Home > Futboll Bota > Pas festës së titullit, Boca Juniors merr një lajm shumë të keq

Pas festës së titullit, Boca Juniors merr një lajm shumë të keq

Dy ditë pasi fituan kampionatin e 33-të, për fansat e Boca Juniors është koha e lajmeve të këqija. Carlos Tevez ka bërë të ditur vendimin e tij për ti thënë lamtumirë futbollit të luajtur në fund të vitit 2019. Ish lojtari Juventusit dhe United, ka dhënë një intervistë për Canal 13 gjatë emisionit “Pasión Por el Fútbol”: “Unë do të tërhiqem në fund në vitit 2019, atëherë kur më përfundon kontrata me Bocan, dhe dua ta bëj këtë gjë duke veshur këtë fanellë: sa herë që largohesha nga këtu, kisha një ndjesi të çuditshme, dhe tani nuk dua që kjo të ndodhë përsëri. Unë nuk do të transferohem në Shtetet e Bashkuara, apo në ndonjë kampionat tjetër “.

Tevez, 34 vjec, u rrit tek Boca Juniors, ekip nga i cili u largua 3 herë: në 2005 kur u transferua tek Corinthians, për të vazhduar më pas karrierën në Evropë me West Ham, Manchester United, Manchester City dhe Juventus. Në 2015 u rikthye në argjentinë pas largimit nga ekipi italian, ku u largua në Kinë tek Shanghai Shenhua, aventurë që zgjati vetëm një vit, nga janarit 2017 deri në janar 2018.

Tevez, i cili ka luajtur vetëm sezonin e kaluar, e ka mohuar se ka probleme me trajnerin Barros Schelotto: “Jam i lumtur për shokët e mi që fituan titullin, në nivel personal jam pak melankolik : pas dëmtimit muskulor shpresoja të isha në gjendje të luaja sërisht dhe të grumbullohesha për Kupën e Botës, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur. Me trajnerin kam një marrëdhënie fantastike, gjithmonë duke më pyetur se si ndihem: flas më shumë me të se me gruan time … “. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top