Ekipi i Zulte Waregem ka arritur të marrë një fitore tenistike në ditën e sotme, teksa ka mundur me rezultatin 8-0 Waasland-Beveren në Belgjikë.
Kjo fitore ishte e rëndësishme për ekipin e Zultes, pasi ka mbyllur përfundimisht historinë e arritjes në “Europa League”, duke u kualifikuar në grupe edhe pse kanë mbetur 3 ndeshje nga fundi i kampionatit. Një lojtar protagonist është kthyer ish-sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olainka për Waregemin, pasi ka shënuar në 3 takimet e fundit radhazi.
Në ditën e sotme, Olainka ka shënuar golin e parë të takimit, ndërsa tashmë 22-vjeçari do t’i gëzohet sërish grupeve të “Europa League”, që i ka arritur më parë edhe me fanellën e klubit belg, por edhe të Skënderbeut. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/