Fuad Rahimi, mbrojtësi shqiptar nga Kosova ka arritur të shënojë në ndeshjen midis klubit të tij Wil kundër Repperswil. Kjo sfidë është mbyllur me rezultatin 2-1, e cila ishte e vlefshme për javën e shtatë në kategorinë e dytë zviceriane.
Qendërmbrojtësi shqiptar, Rahimi, ka realizuar golin e parë të kësaj sfide, duke i dhënë avantazhin të tijve në minutën e 38. Skuadra ku ai bën pjesë, Wil, është ekipi pretendent kyesor për t’u ngjitur në elitën e futbollit zvicerian. Për shumë njerëz Fuad Rahimi është i panjohur, por shumë shpejt do kemi mundësinë ta shohim me përfaqësuesen e Kosovës ose me kombëtaren e Shqipërisë.
Fuad Rahimi ka rolin e qendërmbrojtësit dhe është vetëm 20-vjeç. Karrierën e tij e ka nisur tek të rinjtë e St Gallent dhe është transferuar tek klubi Wil në vitin 2017. Skuadra ku ai bën pjesë, renditet në vendin e parë të ligës së dytë të kampionatit zvicerian, duke grumbulluar 16 pikë në 7 ndeshje. /Shqipëria.ch/