You are here
Home > Kryefaqja > VIDEO/ Tifozët i kushtojnë këngë Milot Rashicës: Ti je fajtor se zemrën ua ke thyer

VIDEO/ Tifozët i kushtojnë këngë Milot Rashicës: Ti je fajtor se zemrën ua ke thyer

Kosova do të luajë një finale të vërtetë në kualifikueset e Europianit teksa do të përballet me Çekinë. Në rast se dardanët nuk do të fitojnë, atëherë do të thyejnë çdo shpresë të kualifikimin në Europian nëpërmjet këtyre grupeve.

Ndërkohë që Vedat Muriqi mungon për shkak të dëmtimit, tifozët e Kosovës e kanë vështrimin e tyre vetëm te Milot Rashica. Pikërisht sulmuesi që pritet t’i hap më shumë probleme prapavijës së Çekisë dhe që pritet të zgjidh ndeshjen.

Për këtë arsye tifozët dardan i kanë tjetërsuar edhe një këngë të njohur shqiptare, duke ia kushtuar vetëm yllit të Werder Bremenit: “Ti je fajtor që zemrën ua ke thy”. Ajo që bën përshtypje është se këtë gjë e kanë kënduar edhe burra të mëdhenj në moshë dhe jo të rinjë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top