Unai Enery nuk është duke llogaritur në shërbimet e mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafit.
Mediat britanike raportojnë se trajneri spanjoll ka hartuar një listë me lojtarët që do t’i largoj dhe mesin e tyre është edhe Mustafi.
Ky i fundit mund të ndryshoj edhe ligën pasi që thuhet se do të transferohet te Juventusi.
Sipas tribalfootball, shqiptari mund të shkëmbehet me Benedikt Howedesin, i cili së fundi ka qenë i huazuar te Schalke 04.
Mustafi 26-vjeçar ka qenë ndër lojtarët më të kritikuar për dështimin e Arsenalit këtë sezon.
Ai mbetet jashtë kombëtares gjermane për botërorin Rusia 2018 shkaku i paraqitjeve të dobëta me klubin anglez.
Theksojmë se Gunners kanë paguar Valencian 41 milionë euro në vitin 2016 gjersa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2021. /albeu