You are here
Home > Futboll Bota > Një finale për t’u luajtur, Cikalleshi me një këmbë drejt rënies nga kategoria

Një finale për t’u luajtur, Cikalleshi me një këmbë drejt rënies nga kategoria

Ekipi e Osmanlisporit ku aktivizohet Sokol Cikalleshi, ka marrë një tjetër humbje në ditën e sotme.

Këtë herë skuadra e sulmuesit të Kombëtares ka humbur me rezultatin 2-3 ndaj Beshiktashit, duke u pozicionuar aktualisht në vendin që të rrëzon nga elita e futbollit turk. Kur ka mbetur edhe 1 ndeshje nga përfundimi i kampionatit, Osmanlispori është 3 pikë larg vendit të 15-të, të cilin e mban Akisari.

Pikërisht ky pozicion të shpëton nga rënia nga elita e futbollit turk, ndërsa ndeshja e fundit e kampionatit do të jetë për Cikalleshin në transfertë ndaj Akisarit. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top