Teksa ngelet vetëm çështje kohe hapja e merkatos së verës, mediat italiane janë duke bërë sugjerimet e tyre për lojtarët që mund t’i shërbejnë Serisë A.
“Calciomercato” ka bërë publike listën e 5 futbollistëve që duhet të kërkohen nga klubet europiane, mes të cilëve përzgjedh edhe sulmuesin shqiptar, Arlind Ajeti. Futbollisti që është lënë jashtë listës së Botërorit nga ana e Zvicrës, shihet si një nga talentet më premtuese në kampionatin zvicerian.
Media italiane marrin si shembull lojtarë të ndryshëm që kanë rezultuar të sukseshëm në Europë dhe që kanë dalë nga kampionati zvicerian, duke përmendur këtu futbollistin më të preferuar të momentit Salah, por edhe Granit Xhakën, Rodriguez, Shaqiri dhe Embolo.
Megjithatë për të marrë sulmuesin shqiptar nuk do të jetë e lehtë, pasi sipas “Calciomercatos” pavarësisht çmimit fillestar prej 5-10 milionë eurosh, me klubin e Bazelit nuk do të jetë e lehtë për të bërë marrëveshje. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/