You are here
Home > Featured > Në ditët e futbollit të milionave, Ervin Skela luan për… 500 euro

Në ditët e futbollit të milionave, Ervin Skela luan për… 500 euro

Thuajse çdo ditë dëgjohen apo lexohen rroga e premio marramendëse për futbollistë në Europë apo në botë. Ndaj do ju duket disi e çuditshme që Ervin Skela dhe e gjithë skuadra e tij këtë javë do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme për të cilën janë lodhur gjithë vitin, për të fituar një çek prej… 500 eurosh.

Mund të duket qesharake por nuk është ashtu, në fakt është diçka shumë serioze. Klubi i Hanau 93, ku aktivizohet ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare, lufton për të zënë vendin e tretë në kampionat, për t’u konfirmuar si një nga skuadrat më të forta të Verbandsliga Hessen-Süd, një prej kampionateve rajonale të kategorisë së 6 gjermane.

Vendi i tretë shihet si një objektiv i rëndësishëm për klubin, arsye për të cilën Skela ka udhëtuar nga Shqipëria ku gjendej javën e kaluar që të ndihmojë ekipin për ndeshjen ndaj TSG Usinger që luhet të dielën. Ky është një objektiv prestigjioz, të cilin për herë të parë sponsorët e kampionatit do ta shpërblejnë edhe me një premio, që për vendin e tretë është një shumë prej 500 eurosh.

“Skuadra është plot me energji. Djemtë duan me çdo kusht të marrin vendin e tretë. Premio sigurisht që do të shkojë në arkat e klubit”, shpjegoi shefi i klubit Xhiovani Fallacara. Dhe për të “mbushur arkat e klubit” me para të cilat me siguri do të shpenzohen për birrat në fundjavë, Ervin Skela pritet që të jetë titullar të dielën. /E.K./vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top